28 Mars 2024

Rreziku bërthamor në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë

Washington, 7 tetor - Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë në vitin 1962, ndërkohë që zyrtarët rusë flasin për mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore pas humbjeve masive në muajin e tetë të luftës në Ukrainë.

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të Komitetit të Fushatës Demokrate për Senatorë, Presidenti Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve taktike bërthamore, apo armëve biologjike ose kimike”.

Presidenti Biden shtoi se “nuk jemi përballur me mundësinë e Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë”.

Presidenti Biden gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi doktrinën bërthamore ruse, duke paralajmëruar se përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global.

“Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si mundësia për të përdorur lehtësisht një armë taktike dhe që të mos përfundojë në Armagedon”, tha Presidenti Biden.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej muajsh për mundësinë që Rusia të përdorë armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë, pasi u përball me humbje strategjike në fushëbetejë. Megjithatë, edhe gjatë kësaj jave, ata kanë thënë se nuk kanë parë ndryshime të forcave bërthamore ruse që do të kërkonin ndryshimin e gjendjes së gatishmërisë të forcave bërthamore të Shteteve të Bashkuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)