28 Mars 2024

Rrezikohet liberalizimi i vizave për disa vende të Ballkanit

Bruksel, 7 mars - Rritja e kërkesave për azil në Belgjikë nga shtetasit serbë e maqedonas menjëherë pas heqjes se regjimit të vizave po demton procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Kështu shprehet Inisiativa e Stabilitetit Europian që vlëreson se disa vende anëtare janë frikesuar nga ky fenomen, fale dhe mënyres së pasqyrimit nga mediat europiane

"Sigurisht që egziston rreziku që kjo të vonojë procesin e liberalizimit me të tjerët. Disa vende anëtare mund të jenë panikuar, pasi në disa media europiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar në popull ndjeshmeri kunder këtij procesi, e kjo mund të sjellë vonesa. Kjo po demton konceptin e heqjes se vizave. Do të kishte qenë me mirë sikur të mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk perjashtohej mundësia. Ka patur vazhdimisht abuzim me viza edhe atëherë kur njerëzit duhet ta kërkonin, dhe është e qartë që do ketë abuzim me levizjen e lirë. Do ketë njerëz që do kërkojnë azil, edhe nëse shanset për ta marrë janë pothuajse zero; do ketë njerëz që do të qendrojnë me shumë së 3 muajt e lejuar, do të qendrojnë në mënyrë ilegale, do të kërkojnë punë, e ndoshta mund te perfshihen ne aktivitete kriminale”, thote Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhe Shengen," ISE.

Mëgjithëse në numer me të vogel krahasuar me dy muajt e parë të vitit, cdo javë regjistrohen dhjetera aplikues te tjerë nga Maqedonia e Serbia në zyrat e emigracionit dhe azilit në Belgjikë. Të pakenaqur me situaten e krijuar, autoritetet belge përserisin qëndrimin për refuzim azili.

" Për momentin situata është e pakendshme per Belgjiken. Këta njerëz duhet ta dine se nëse duan te vine në Belgjikë, janë të mirëpritur për të bërë turizem, për të qendruar disa ditë, por ata nuk mund te gjejnë kurrë këtu mbeshtetje financiare nga autoritetet belge, edhe nese aplikojne per procedure azili, ne do t'i detyrojme te gjithe te kthehen", shprehet Melchior Wathelet, Sekretari i Shtetit per Emigracionin dhe Azilin ne Belgjike

Inisiativa e Stabilitetit Europian analizon se pavarësisht asaj që po ndodh ne Belgjikë, Bashkimi Europian ka me shumë perfitime se humbje nga heqja e regjimit të vizave me rajonin.

"Përmes bashkëpunimit të ngushtë me strukturat europiane si Eurojust, Europol, Interpol Frontex, mekanizmi si marrëveshja e riatdhesimit apo brenda vendeve për të monitoruar normat e emigracionit, për ta parandaluar ate dhe për të moslejuar shtetas të vendeve të treta qe të kalojne kufirin nga Ballkani pra, me te gjitha këto perpjekte te vendeve te rajonit, në fund gjykoj se BE ka me shume perfitime se humbje me heqjen e regjimit te vizave", theksoi Stiglmayer  

Mëgjithë mesymjen e shtetasve serbe dhe maqedonas në Belgjikë, kryeministri Yves Leterme ka pranuar publikisht se mbeshtet heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, ndërkohë që deri me sot Brukseli nuk shquhej për mbështetje të këtij procesi me Ballkanin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)