15 Prill 2021

Qindra gra protestojnë në Rusi në mbështetje të të burgosurve politikë

Moskë, 15 shkurt - Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dhe Shën Peterburg në Ditën e Shën Valentinit në mbështetje të grave ruse të ndjekura penalisht për arsye politike.

Protesta e titulluar Zinxhiri i Solidaritetit dhe Dashurisë i kushtohet gjithashtu gruas së udhëheqësit të burgosur rus Alexey Navalny, zonjës Yulia Navalnaya, e cila u largua për në Gjermani më 10 shkurt.

Megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim për largimin e saj, Navalnaya ishte ndaluar kohët e fundit pasi kishte marrë pjesë në tubime të pa lejuara nga qeveria, në mbështetje të bashkëshortit të saj.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale më 14 shkurt tregojnë gra që mbajnë trëndafila të kuq dhe pankarta në formë zemre me emrat e grave të burgosura për arsye politike. Demonstrueset gjithashtu kënduan, "Dashuria është më e fortë se frika", motoja e protestave.

Organizatorët thanë në faqen e tyre në Facebook se tubimet u kushtohen grave që ishin "rrahur dhe torturuar nga policia gjatë protestave paqësore", si dhe "për secilën prej atyre që kanë kaluar ditë në gjykata, autobusë policie dhe qendra speciale të paraburgimit".

Më vonë më 14 shkurt, mbështetësit e Navalnit kanë planifikuar një protestë duke përdorur dritat e celularëve, elektrikë dore dhe qirinj për të shprehur mbështetjen për të, pavarësisht nga një paralajmërim se ata që marrin pjesë mund të përballen me akuza penale.

Mbështetësit e Navalnit u kanë bërë thirrje njerëzve në të gjithë Rusinë që të ndezin dritat e telefonit celular për 15 minuta duke filluar nga ora 8 e darkës, sipas kohës lokale.

Zoti Navalny, 44 vjeç, një kritik i vendosur i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania ku u trajtua për një helmim me agjent nervor që ai tha se ishte urdhëruar nga Putini. Kremlini ka mohuar të ketë patur ndonjë rol në sulm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)