24 Prill 2024

Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë, arrestohen mbi 700 persona

Moskë, 24 shkurt - Policia ruse ka arrestuar më shumë se 700 persona në protestat kundër luftës në dhjetëra qytete pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa për të pushtuar Ukrainën, tha të enjten një monitorues i pavarur.

Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1,000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, sipas korrespondentëve të AFP në vendngjarje.

Pushtimi i Ukrainës po ndodh gjatë një represioni të paprecedentë ndaj opozitës ruse, ku shumica e liderëve të protestës janw vrarë, u burgosur ose u detyruan të largoheshin nga vendi.

Udhëheqësi i burgosur i opozitës Alexei Navalny, i cili dikur mobilizonte protestat më të mëdha të Rusisë kundër Putinit, po vuan një dënim prej dy vitesh e gjysmë në një koloni penale jashtë Moskës.

Një numër aktivistësh rusë u bënë thirrje në mediat sociale që njerëzit të dalin në rrugë pasi Putini nisi një ofensivë ndaj Ukrainës në orët e para të së enjtes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)