19 Mars 2024

Presidentja Osmani takoi Linda Thomas-Greenfield, shefe e misionit të SHBA-ve në OKB

New York, 24 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, ka takuar  shefen e Misionit të SHBA-ve, në New York, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren Greenfield për mbështetjen dhe ka theksuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i rëndësisë strategjike.

Ambasadorja Thomas-Greenfield shprehu mirënjohje për angazhimin e Kosovës në Samitin për Demokraci dhe partneritetin e dëshmuar me qëndrimin e saj me rastin e luftës në Ukrainë dhe pritjes se refugjatëve afganë.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur për Kosovën nga ana e SHBA-ve dhe presidentit Biden, të cilin e ka takuar dy ditë më parë.

Një pjesë e takimit iu kushtua dialogut me Serbinë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e Presidentit Biden, Presidentja Osmani ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Sipas Presidentes Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit.

Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se është koha që t'i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)