20 Prill 2024

Presidentja Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel

Prishtinë, 11 janar - Ushtruesja e Detyrës, Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel.

Të martën, u.d. Presidentja Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, zonja Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.  

Ndërkaq të martën mbrëma, zonja Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)