25 Prill 2024

Presidenti Thaçi përmbylli vizitën në New York

New York, 23 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur vizitën e tij pesëditëshe në New York, ku ka zhvilluar takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit të tij në New York, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, presidenti Thaçi, bashkë më Zonjën e Parë të shtetit, Lumnije Thaçi, u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump. I pari i vendit pati edhe një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Kreu i shtetit ka takuar liderë botërore nga vende që e kanë njohur dhe që nuk e kanë njohur Kosovën, ku ka kërkuar mbështetje për konsolidimin e pozitës së shtetit në skenën politike globale, për njohje të reja të vendit dhe për anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)