19 Prill 2024

Presidenti Thaçi në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Halifax, 17 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Kanada, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, që po mbahet në Halifax.

Në hapjen e këtij forumi të pranishëm do të jenë edhe personalitete të shquara të jetës politike dhe të sigurisë, si nikoqiri,  ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit SIngh Sajjan, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbert, ministrat e Mbrojtjes të Ukraninës, Meksikës dhe shteteve tjera.

Prezentë do të jenë edhe shumë përfaqësues të kompanive të sigurisë e mbrojtjes, nga 70 shteteve të ndryshme të botës.

Në mbrëmje, Presidenti Thaçi do të jetë folës në tryezën kryesore me temën e të ardhme e misioneve për ndërtimin e paqes. Presidenti Thaçi do të flet për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)