05 Korrik 2020

Presidenti Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

Paris, 12 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Forumi i Paqes në Paris ka filluar mbrëmë me darkën solemne të shtruar nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Para kësaj darke, presidenti Thaçi ka pasur një takim bilateral me presidentin Macron, me të cilin ka biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)