19 Prill 2024

Presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë

Ankara, 9 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të inaugurimit.

Turqia ka luajtur rol të madh në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në rritjen e numrit të njohjeve dhe në anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare.

Shteti turk vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jenë mbi 20 presidentë dhe rreth 30 kryeministra shtetesh nga mbarë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)