19 Prill 2024

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për Francë

Paris, 8 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.

Në Konferencën e Parë të Parisit, presidenti Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi do të flas për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë.

Ai do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha reformat që përshpejtojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike.

Presidenti Thaçi në Paris pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)