18 Prill 2024

Peticion për mbrojtjen nga deshqiptarizimi i Shkupit

Shkup, 12 shkurt - Organizata “Shqiptarët për Shkupin” ka marrë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni në mbrojtje të kryeqytetit nga deshqiptarizimi.

“Përmes këtij peticioni, ne populli shqiptar dalim në mbrojtje të Shkupit Shqiptar nga planet e rrezikshme për deshqiptarizimin e tij”, thuhet në komunikatën e organizatës “Shqiptarët për Shkupin”.

Sipas tyre, projekti i mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë, i ashtuquajtur “për rregullimin e qendrës së qytetit”, në realitet është projekt për shkatërrimin e vlerave dhe mohimin e historisë dhe realitetit shqiptar të Shkupit.

Organizata vlerëson se kjo politikë hegjemoniste që po rishfaqet në kokat e disa liderëve maqedonas flet për errësirën e mendjes së tyre ndërkohë që drita e gjithë rajonit është në integrime euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)