29 Mars 2024

Pesë vende nisin mandatin si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit

New York, 3 janar - Nga 2 janari, Gjermania, Republika Dominikane, Afrika e Jugut, Belgjika dhe Indonezia nisën zyrtarisht mandatin si vende anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mandati i tyre dyvjeçar do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2020.

Ndër 15 vendet e Këshillit të Sigurimit, Kina, Franca, Rusia, Britania dhe ShBA-ja janë anëtare të përhershme.

10 vendet e tjera janë anëtare jo të përhershme dhe çdo vit zgjidhen me votim pesë prej tyre për një mandat dyvjeçar.

Vendet anëtare jo të përhershme nuk mund të rizgjidhen për një mandat të dytë radhas.

Ndarja e këtyre 10 vendeve bëhet mbi bazën e kuotave rajonale. Afrika ka tre vende, Azi-Paqësori, Amerika Latine e Karaibet dhe Europa Perëndimore nga dy vende dhe Europa Lindore një vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)