26 Shtator 2020

Pasi i shpëtoi helmimit, Navalny do të kthehet në Rusi

Berlin, 16 shtator - Alexei Navalny ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe duket se është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tij.

Zëdhënësi i tij tha për mediat se Navalny do të kthehet në Rusi. “Të gjithë gazetarët në mëngjes më kanë shkruar dhe më pyesin, a është e vërtetë që Aleksei ka në plan të kthehet në Rusi?"

"Përsëri unë mund t’ua konfirmoj të gjithëve: asnjë mundësi tjetër nuk u mor parasysh kurrë”, shkroi zëdhënësi.

Kritiku i Vladimir Putin ka pohuar vetë se ka arritur të marrë frymë në mënyrë të pavarur.

“Nuk arrij të bëj asgjë, por të paktën kam marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, deklaroi Navalny, që sipas autoriteteve shëndetësore gjermane mendojnë se është helmuar me Noviçok, një nga agjentët helmues më të rrezikshëm të krijuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)