19 Prill 2024

Parlamenti Europian jep miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga BE

Bruksel, 29 janar - Parlamenti Europian i dha miratimin përfundimtar largimit të Britanisë nga BE-ja, duke hapur kështu rrugën Brexit-it të premten, në 31 janar.

621 ligjvënës votuan pro shkëputjes së Britanisë, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan. Emocionet përfshinë ligjvënësit në sallë pas votimit. Disa prej tyre mezi i mbajtën lotët teksa këndonin një këngë tradicionale skoceze, Auld Lang Syne, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve ishin në favor të largimit nga Bashkimi Europian. Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha se largimi I Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)