20 Prill 2024

Parlamenti britanik voton sot për BREXIT-in

Londër, 12 mars - Për Britaninë, dalja nga BE-je me një marrëveshje tranzicioni do të jetë e ashpër në vetëvete, një riorganizim sizmik që do të ndërpresë lidhjet e biznesit, ekonomisë, sigurisë, ligjeve, kulturës dhe politikës që janë thelluar prej mbi gjysmë shekulli, duke e futur Britaninë në Evropë dhe Evropën në Britani.

Për tre milionë europianët e kontinentit që jetojnë në Britani dhe një milion e gjysmë britanikët që jetojnë në vende të tjera anëtare të BE-së këto ditë janë të vështira. Ata kanë frikë për punën e tyre, kujdesin shëndetësor madje edhe siguritë për shtëpitë e tyre.

Qytetarëve të BE-së në Britani u kërkohet të ri-aplikojnë për qëndrim - pa marrë parasysh nëse janë vendosur në Britani për dekada të tëra. Qeveria thotë se ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë, por asgjë nuk është e garantuar ligjërisht.

Corine Byron-Danuser, e lindur në Belgjikë thotë se para referendumit të Brexit ishte "ndoshta një nga britaniket më jo-britanike që mund të imagjinohej".

Brexit ka nxitur një Brexod me largimin e dhjetëra mijëra shtetasve të BE-së. Migrimi nga BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar u ul në 2018 me vetëm 57.000 rritje.

Për shumë Brexiters ky është shkak për festim, por jo për fermerët, apo bizneset e ndërtimit dhe hotelerisë, as për drejtuesit e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë.

Sot, Dhoma e Komunave të parlamentit britanik do të votojë për herë të dytë mbi një marrëveshje tranzicioni që kryeministrja Theresa May pranoi me BE-në pas më shumë se dy vitesh bisedimesh ttë vështira. Por që nga e hëna, kishte shanse që ajo do ta parandalonte votimin. Në janar parlamenti e hodhi poshtë marrëveshjen - kundërshtimi më të madh që ka hasur ndonjëherë një kryeministër britanik.

Çfarë ndodh më tej askush nuk e di. Një kërkesë për një shtyrje të Brexit është skenari më i mundshëm, por askush nuk dëshiron që Britania të dalë jashtë BE-ja pa ndonjë marrëveshje tranzicioni.

Në një pranim të rrallë publik të pafuqisë, kryeministrja May deklaroi: "askush nuk e di se çfarë do të ndodhë!"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)