24 Prill 2024

OBI shpall njohjen e Jerusalemit Lindor si kryeqytet të Palestinës

Stamboll, 14 dhjetor - Organizata e Bashkëpunimit Islamik zhvilloi dje në Stamboll një samit të posaçëm, pas të cilit u publikua një deklaratë që pohon se Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i Palestinës.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik u kërkoi vendeve të ndryshme që ta njohin shtetin e Palestinës dhe njëkohësisht ta njohin Jerusalemin Lindor si "kryeqyteti i pushtuar" i Palestinës. Kjo organizatë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të ruajë statusin e ligjshëm të Jerusalemit dhe ta ndalojë Izrealin të pushtojë territoret palestineze.

Sipas deklaratës, vendimi i ShBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është i pavlefshëm e i njëanshëm, që shkel të drejtat e popullit palestinez dhe dëmton përpjekjet për paqe, duke përbërë kërcënim për paqen e stabilitetit në botë. Në deklaratë theksohet se rruga për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit është ajo e "dy shteteve".

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha në hapje të samitit se Irani dëshiron që të bashkëpunojë pa kushte me vendet e tjera islamike për të mbrojtur Jerusalemin. Mbreti i Jordanisë Abdullah II u shpreh nga ana e tij se vendet e ndryshme duhet të përkrahin arritjen e qëllimit që Palestina të krijojë shtetin e vet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas tha në konferencë shtypi pas samitit: "Nuk mendojmë se ShBA-ja mund të jetë ndërmjetëse e paqes, sepse kërkesa bazë për të qenë ndërmjetëse e paqes është sinqeriteti dhe objektiviteti". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)