03 Gusht 2020

Numri i viktimave nga termeti ka shkuar në 49

Tiranë, 29 nëntor - Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje qeverie. Rama që në fillim të fjalës së tij dha lajmin e hidhur që numri i viktimave ka shkuar në 49.

“Në Durrës janë shënuar 25 viktima, në Krujë 23 dhe një në Kurbin. Banorët duhet të lënë çadrat dhe të akomodohen në hotele. Bilanci paraprak i kontributeve është inkurajues."

"Biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati ka dhuruar 2.5 milion euro por paratë nuk kanë kaluar akoma në llogari bankare sepse bankat janë pushim”- u shpreh kryeministri.

Ndihmat e mbledhura nga organizata dhe shoqëritë civile llogariten në 4.5 milion dollarë. Këtu u bëj apel këtyre personave që të bëjnë kujdes nga mashtruesit në internet.

Dje një mashtrues nëpërmjet facebook-ut synonte të vidhte para dhe tani është arrestuar- vijoi Edi Rama.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)