01 Qershor 2020

Numri i përdoruesve të drogës në mbarë botën është rritur për 30 për qind

New York, 27 qershor - Sipas raportit të fundit të OKB-së, numri i përdoruesve të drogës në mbarë botën është 30 për qind më i lartë se 10 vjet më parë.

Raporti vlerëson se në vitet 2016 dhe 2017, 270 milionë njerëz, ose 5.5 për qind e popullsisë botërore nga mosha 15 në 64 vjeç, janë përdorues droge dhe forma më e përdorur vijon të mbetet kanabisi.

Numri i njerëzve që përdorin opioide vlerësohet në 53 milionë, një rritje 56 për qind në krahasim me vlerësimet e mëparshme.

Drogat që variojnë nga opiumi dhe derivatet si heroina e deri tek fentanil dhe tramadol janë përgjegjës për dy të tretave e afro 600 mijë vdekjeve që rezultojnë nga përdorimi i drogës në vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)