19 Prill 2024

Një ushtar rus vret tre zyrtarë të tjerë ushtarakë

Moskë, 9 nëntor - Një ushtar rus ka vrarë të paktën tre zyrtarë të tjerë ushtarakë, në një bazë ajrore në rajonin e Voronezh.

Siç njoftojnë mediat ruse, një ushtar ka qëlluar mbi shokët e tij, duke lënë të vdekur dy oficerë dhe një mercenar, ndërsa viktima e katërt i ka mbijetuar plagëve dhe është shtruar në spital.

Shërbimet e urgjencës mjekësore kanë njoftuar se të shtënat ndodhën në ora 05:45, sipas kohës lokale në Moskë. Hetuesit dhe prokurorët e kanë konfirmuar aksidentin, por nuk kanë pranuar të japin detaje.

Media ruse Interfax, duke cituar një burim që lidhet me incidentin, thotë se i dyshuari është ushtari 20-vjecar Anton Makarov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)