04 Qershor 2020

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit godet Indonezinë

Jakart, 6 prill - Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit sot në mëngjes ka goditur provincën Maluk të Indonezisë.

Enti statistikor për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar 122 kilometra në veriperëndim të qytetit Jailoloa dhe në thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.

Enti nuk kumtoi informacione për pasoja nga tërmeti ndërsa nuk lëshoi as paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Në shtator të vitit të kaluar provincën Maluk e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën së paku 36 persona në qytetin Ambon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)