24 Prill 2024

Një tërmet 5 ballësh godet Japoninë

Tokio, 20 qershor - Një tërmet me fuqi prej 5 ballë ka goditur sot gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa të Japonisë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Ishikawa në orën 10:31 sipas orës lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 14 kilometrash dhe nuk ka pasur paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë tërmet në të gjithë rajonin, i cili është ndjerë edhe në prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët për tërmete periodike pasi vendi është dridhur tri herë që nga e diela.

Detajet e shpërndara nga autoritetet e agjencisë meteorologjike thanë se një tërmet me magnitudë 5,0 goditi provincën Ishikawa në Japoninë qendrore herët sot.

Banorët lokalë i cilësuan lëkundjet si "më të këqijat". Një tjetër lëkundje goditi rajonin, ndërsa autoritetet e agjencisë meteorologjike regjistruan termet me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter.

Kjo u pasua me një tërmet me magnitudë 5,4 që goditi rajonin, duke lënë të paktën gjashtë persona të lënduar të dielën.

"Javën e ardhshme mund të shohim më shumë me një intensitet të ngjashëm", paralajmëroi agjencia e motit.

"Njerëzit në zonën e prekur duhet të jenë të kujdesshëm ndaj më shumë tërmeteve me një intensitet prej rreth më pak se 6 ballë brenda javës", thuhet më tej.


Një tërmet me magnitudë prej 5,4 ballë që goditi Ishikawa të dielën u lënduan gjashtë persona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)