19 Mars 2024

Një delegacion i Komunës së Mitrovicës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Inegyl, 18 korrik - Një delegacion i Komunës së Mitrovicës në përbërje me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri si dhe drejtori për Arsim, Iset Beka, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në komunën Inegyl të Turqisë.

Gjatë vizitës që delegacioni i komunës tonë po realizon në qytetin e Inegylit të Turqisë, janë pritur nga kryetari i komunës z. Alper Taban.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar kryetarin z.Taban për mikpritjen e ngrohtë si dhe për bashkëpunimin që ai ka me komunitetin shqiptar që jeton në këtë komunë.

Delegacioni i komunës së Mitrovicës dhe kryetari i komunës së Inegylit, z.Taban e kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Inegylit, me të cilin qytet Mitrovica është e binjakëzuar.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka zhvilluar një takim po aq të rëndësishëm edhe me kryetarin e Odës Ekonomike, me të cilin ndau përvoja dhe ide për formën e të bërit biznes, si dhe sfidat e vështirësitë që janë në këtë fushë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi të thellohet dhe të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen dhe përveç bashkëpunimit në fushën e kulturës, ai të zgjerohet edhe në fusha tjera dhe sidomos në realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe ekonomike, për çka u tha se të dyja komunat kanë potencial të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)