02 Qershor 2020

Nis jeta në Itali, qytetarët rikthehen në vendet e punës

Romë, 4 maj - Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur nga koronavirusi 174 persona, një rënie e ndjeshme nga një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.884.

Sot italianët filluan të dalin dhe të rinisin disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)