19 Prill 2024

Nga sot nis llogaritja dimërore e kohës, ora kthehet 60 minuta mbrapa

Prishtinë, 28 tetor - Në orët e para të sotme, akrepat e orës do të kthehen mbrapa 60 minuta, ora 03:00 do të bëhet 02:00.

 Llogaritja verore e kohës përfundon sot kur akrepat e orës do të zhvendosen për një orë prapa.

Kjo quhet edhe ora diellore dhe do të mbetet në fuqi deri dielën e fundit të vitit të ardhshëm kur edhe do t'i rikthehemi orës diellore.

 Pra do të na takojë të flemë një orë më shumë në mëngjes, por pasdite errësira do të vijë një orë më parë, ndryshim që tregon hyrjen në stinën e dimrit.  

Ora ligjore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjetike.

Shteti i parë që e ka futur ishte Italia në vitin 1916. Idea e orës ligjore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784.

Në shkurtin e këtij viti Parlamenti Europian ka kërkuar rishikimin e kohës së kursyer nga ndryshimi i orës, një masë që mund të ndalë ndryshimin e orës.

Ligjbërësit e Bashkimit Europian i bënë thirrje Komisionit të fillojë një “vlerësim të plotë” të sistemit aktual dhe të dalë me plane të reja, nëse është e nevojshme.

Mbështetësit e sistemit aktual thonë se kursen energji dhe redukton aksidentet nga trafiku. Ligji aktual i Bashkimit Europian përcakton një datë të zakonshme në pranverë dhe në vjeshtë, në të cilën orët vendosen përpara dhe të kthehen pas në të gjitha shtetet anëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)