25 Prill 2024

Nënshkruhet marrëveshja për binjakëzimin e Gjilanit me Sioux City të SHBA’ve

Iowa, 26 shkurt - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Scott, kanë sot nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.

Përpos kryetarit të qytetit Sioux City, në ceremoninë e organizuar nga ky qytet, të pranishëm ishin edhe ushtarakët, policia e shtetit, zjarrëfikësit dhe të zgjedhurit e popullit.

“I dashur kryetar z. Scot, më lejoni t’ju falënderoj shumë për keto takime tona në vendin tuaj Sioux City. Faleminderit, po ashtu, për mbështetjen sot e shumë vite më herët. Njerëzit e kombit tuaj mbështetën kombin tonë në kohë të vuajtjes së luftës dhe kohën e paqes. Faleminderit që e keni mbështetur komunitetin e Gjilanit si dhe komunitetet e ndryshme ne Kosovë, në kultura dhe edukime te ndryshme”, ka thënë kryetari Haziri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe përvojave të tjera profesionale. Në këtë dokument që sot po e nenshkruajmë, pra binjakëzimin e qyteteve tona për bashkëpunim në shumë fusha, e që nënkupton për bashkëpunim të gjeneratave të reja e fermerëve. Gjilani është zonë tipie agroindustriale dhe fermerë të mirë, të cilëve do t’iu dalim në ndihmë”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, kryetari i Sioux City, Bob Scott, theksoi se marrëveshja e binjakëzimit, përkthehet në bashkëpunim në shumë sektore, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)