19 Prill 2024

Në Ukrainë u vra një nga gjeneralët më të rëndësishëm rusë

Moskë, 17 prill - Zëvendëskomandanti i forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, është vrarë në Ukrainë dhe këtë e kanë konfirmuar zyrtarë rusë.

Rusia ka humbur një tjetër gjeneral të ushtrisë së vet në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar drejtuesi i Shën Petersburgut, Aleksandër Beklov.

“Ne sot i japim lamtumirën një heroi të vërtetë. Vladimir Petrovich Frolov ra heroikisht në një betejë me nacionalistët ukrainas”, ka thënë Beglov, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse, shkruan “The New York Post”.

Ky është një nga shumë gjeneralë dhe figura të tjera të rëndësishme të ushtrisë ruse, që u vranë në Ukrainë, prej kur ata hynë në territorin ukrainas, më 24 shkurt.

Sipas fjalëve të zyrtarit rus, gjenerali u vra në zonën e Donbasit. Ushtria ruse, e cila u përpoq por dështoi për të hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kyivin, po përgatitet për sulme të reja në krahinën e Donbasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)