26 Prill 2024

Ndërrohet ora, nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Prishtinë, 31 mars - Nga sot është rikthyer ora verore, ku në ora 02.00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para që do te thotë ora ka kaluar në ora 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Ndryshimi i fundit i orës do të jetë në tetor të vitit 2019, dhe pastaj çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.

Komisioni i Bashkimi Evropian ka propozuar që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.

Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2020 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme.

Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.

Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).

Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.

PE në vitin e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.

Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.

84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)