28 Janar 2021

Navalni i kërkon BE-së të godasë me sanksione oligarkët që kanë lidhje me Putinin

Moskë, 28 nëntor - Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

"Nuk ka kuptim t’u vësh sanksione gjeneralëve e kolonelëve apo individëve të tjerë që nuk udhëtojnë shumë,” tha zoti Navalny në komente përmes lidhjes me videokonferencë.

Aktivisti rus argumentoi para anëtarëve të komisionieve të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me jashtë nevojën për një strategji të re, duke folur nga Gjermania ku vazhdon të mjekohet pas problemeve shëndetësore që mendohet se u shkaktuan nga helmimi i urdhëruar nga Kremlini.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe oficerët ushtarakë, të cilët tradicionalisht shenjestrohen me sanksione “nuk kanë prona të shumta apo llogari bankare në Evropë”.

Brukseli, thekson ai, duhet të godasë individë të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin, ndër ta manjatët me jahte e investime në BE.

Qeveritë perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalni u helmua me noviçok, një lëndë helmuese e përdorur nga ushtria që nuk është e lehtë të sigurohet nga individë pa lidhje me shtetin.

Aleksei Navalni u mjekua në një spital të Berlinit dhe vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani. Helmimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Moskës dhe qeverive evropiane, sidomos autoriteteve gjermane.

BE-ja ka vendosur masa për të ndaluar hyrjen në vendet e saj si dhe ka ngrirë llogaritë e gjashtë personave që dyshohen se ishin përgjegjës në helmimin e Navalnit, ndër ta edhe kreun e agjencisë ruse të zbulimit, FSB.

Por zoti Navalni tha se do të ishte gabim të identifikohej një motiv politik në veprimet e Moskës, duke shtuar se elita e Moskës është thjesht e interesuar për përfitime ekonomike.

“Shteti rus duhet të trajtohet si një grup kriminelësh, të cilët përkohësisht kanë marrë pushtetin,” tha ai, duke u bërë thirrje politikanëve evropianë të mbështesin popullin rus.

Ai paralajmëroi Bruksesin të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi, duke thënë se pa diskutim që do të jenë të manipuluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)