18 Gusht 2019

NATO: Bota gjithnjë e me e pasigurt

Wellington, 6 gusht - “Aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 ka qenë rezultat i rritjes së garës në mes të fuqive të mëdha”.

Deklarata u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ishte duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re.

Sipas tij përpos garës në mes të fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria kibernetike janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO, sfida të cilat po e bëjnë botën më të paparashikueshme dhe më të pasigurt.

“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon, gjithashtu ai shprehu shqetësimin për vendimin e Turqisë për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)