18 Tetor 2021

Ministrja Gërvalla nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Belizenë

New York, 24 shtator - Në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Belizesë, John Briceño, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me homologun e saj nga Belize, Eamon Courtenay, kanë nënshkruar sot në New York një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale mes ministrive të Jashtme të të dy shteteve.

Ky memorandum mirëkuptimi synon forcimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë.

Me këtë rast ministrja Gërvalla ka theksuar se ky memorandum është edhe një hap më shumë drejt fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat do të vazhdojnë të thellohen edhe në fusha si ekonomia dhe kultura.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë partneritetin dhe miqësinë me Belizenë dhe nënshkrimi i këtij memorandumi është vetëm pikënisje e një bashkëpunimi që do të konkretizohet edhe në forma të tjera gjatë periudhës në vazhdim”, shtoi ndër të tjera ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë