02 Shkurt 2023

Ministrja Gërvalla merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 16 maj - Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve antare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës z. Dmytro Kuleba.

Në takim, tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)