29 Mars 2024

Ministri Hyseni ka kërkuar nga Tanzania ta njoh shtetin e Kosovës

Nicë, 29 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka filluar sot vizitën e tij në Francë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Franceze, Bernard Kushner, ku do të mbahet Konferenca Ministrore e Organizatës së Frankofonisë.

Me këtë rast, Ministri Hyseni ka takuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme te Tanzanisë, Bernard Kamillius Membe, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Në takim, Ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohjen e shtetit të  Kosovës nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë.

Ministri, gjithashtu, ka folur për procesin që ka çuar deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, përparimin që shteti i ri ka bërë, anëtarësimin ne organizata ndërkombëtare, si dhe për kontributin shumë të madh në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Njëkohësisht, Ministri Hyseni ka theksuar rëndësinë që do të kishte njohja formale nga Tanzania për konsolidimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Membe, ka thënë se Tanzania është  duke e konsideruar seriozisht njohjen e Kosovës. Të dy ministrat u pajtuan që të shkëmbejnë vizita të ndërsjella.

Gjatë ditës, Ministri Hyseni do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Beninit. Ministri Hyseni pritet që të zhvillojë takime të shumta me ministra të tjerë të punëve të jashtme të Bashkimit Afrikan, të cilët po qëndrojnë në Nicë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)