20 Prill 2024

Miliarderit saudit i ndalohet udhëtimi jashtë vendit shkaku i korrupsionit

Riad, 14 mars - Miliarderi saudit, Princi Al Valeed bin Talal, i cili kohët e fundit u lirua pas gati tre muajve në paraburgim, si pjesë e një të ashtuquajture fushate anti-korrupsion, thuhet se nuk ka leje për të udhëtuar jashtë mbretërisë saudite.

Burimet i thanë të hënën gazetës së Katarit, al-Sharq, se bin Talal, i cili shpresonte të kalonte kohë në jug të Francës dhe të udhëtonte jashtë shtetit për t'u takuar me ndihmësit e tij dhe këshilltarët, nuk ka marrë lejen e nevojshme për tu larguar nga Arabia Saudite.

 Ndalimi i udhëtimit e ka çuar princin në çaktivizimin e llogarisë së tij në Twitter, ku në të kaluarën ai ka komentuar rregullisht për ngjarjet.

Bin Talal, kryetari i kompanisë Kingdom Holding Company, është një nga burrat më të pasur në botë me pasuri të vlerësuara nga Bloomberg në 19 miliardë dollarë.

Kompania e tij me investime në Riad, zotëron aksione në hotele si The Four Seasons, Fairmont dhe Raffles, si dhe kompani të tilla si News Corp, Disney, 21 Century Fox, Citigroup, GM, Twitter dhe Apple.

Dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra sauditë u arrestuan në fund të dhjetorit 2017 me urdhër të Komitetit Anti-Korrupsion të Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës, në një goditje, e cila mendohet se ka për qëllim konsolidimin e fuqisë së tij dhe eliminimin e rivalëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)