01 Tetor 2020

Merkel ultimatum Vuçiqit për çështjen e Kosovës

Beograd, 24 gusht - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq, raportojnë mediat serbe.

‘Espreso.rs’ thotë se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiq tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Një gjë e tillë ka dështuar jo vetëm për shkak të kundërshtimit të shteteve që e kanë njohur dhe që e mbështesin Kosovën, por edhe për shkak se një ide e tillë kundërshtohet nga faktori politik në Serbi, transmeton Express.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndërsa Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar. Ky qëndrim i saj nuk ka devijuar edhe përkundër faktit se nga disa shtete ka pasur zëra që kanë mundur të interpretohen si përkrahës të një ideje për korrigjim të kufijve, siç bije fjala nga njeriu i Donald Trumpit, John Bolton.

Sipas Zoran Milojeviq, Gjermania në asnjë formë nuk pranon që të ndryshohen kufijtë e Kosovës.

“Kjo do të ishte katastrofike për Gjermaninë. Kuptojeni, është në interesin e Gjermanisë që të ketë pavarësi të Kosovës dhe asgjë përtej kësaj. Ata kanë frik nga hapja e Kutisë së Pandorës, apo rishqyrtimit të kufijve në pjesën tjetër të Ballkanit, kryesisht në Bosnje. Dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë në favorin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkohë Srdjan Perisic, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtarë thotë se Merkel është ndryshe nga Putini dhe Trump, dhe se nuk heq dorë nga parimet e saj, aq më pak kur tashmë ndodhet në fund të mandatit të saj.

“Ajo ka marrë pjesë aktivisht për pavarësinë e Kosovës. Ndarja e Kosovës assesi nuk përshtatet me interesat gjermane, dhe për këtë arsye ajo e kundërshton me forcë dhe përpiqet që të parandalojë një ide të tillë”, ka përfunduar Perisic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)