19 Prill 2024

Merkel rizgjidhet Kancelare e Gjermanisë me 364 vota pro

Berlin, 14 mars - Angela Merkel është rizgjedhur Kancelare e Gjermanisë këtë të mërkurë, duke zyrtarizuar kështu mandatin e katërt të saj në postin më të lartë të vendit.

Mes 709 votave të deputetëve gjermanë, përmes një votimi të fshehtë në “Bundestag”, 364 vota (11 më shumë sesa nevojiten për shumicën absolute, por 35 më pak sesa duhej nëse të gjithë anëtarët e koalicionit të ri do të votonin në favor të saj) shkuan në favor të mandatit të ri të 63-vjeçares, udhëheqëse e kristiandemokratëve të CDU-së, ndërsa 315 vota ishin kundër. Vetëm 9 deputetë abstenuan në këtë proces votimi.

E ndërsa Kancelarja merrte duartrokitjet e deputetëve gjermanë, takohej me disa prej tyre dhe një buqetë lulesh prej delegatëve të të gjithë spektrit politik, e gjithë kjo u pa nga afër edhe nga e ëma e saj 89-vjeçare, Herlind Kasner, e ulur në hollin e “Bundestag”-ut në krah të bashkëshortit të Merkelit, Joachim Sauer, si dhe këshilltarit Beate Baumann.

Rizgjedhja e Merkelit dhe betimi zyrtar i kabinetit të saj brenda kësaj të mërkure i hap rrugën kështu qeverisjes përmes një koalicioni të madh të përbërë nga CDU-ja e qendrës së djathtë të Merkelit, partisë simotër të saj bavareze, Unioni Kristian-Social, si dhe prej socialdemokratëve, për të nisur kështu qeverisjen e vendit plot 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit të vitit të kaluar.

Duke parë periudhën e trazuar të negociatave për koalicion, më e gjata në historinë e postluftës në Gjermani, qeveria e re e Merkelit do të ketë vetëm 3 vite e gjysmë kohë tashmë për të ecur përpara me programin e saj.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier do ta caktojë zyrtarisht Merkelin si Kancelare të Gjermanisë në pallatin “Schloss Bellevue”, përpara se ajo të betohet në Bundestag përpara Wolfgang Schäuble.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)