25 Prill 2024

Mediat ndërkombëtare i bën jehonë lajmit te nderimit te Beau Biden

Washington, 2 gusht - Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit e nderimit të  me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili në vitin 2015 ndërroi jetë nga kancer.

Agjencisë Reuters dhe Asociated Press shkruajnë se Kosova nderoi djalin e presidentit Biden, Beau Biden, pas përfundimit të luftës në vitin 2001 ka shërbyer në Kosovë për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës. Gjatë ceremonisë së dhënies së Medaljes Presidenciale, presidenti amerikan me një video-mesazh ju drejtua qytetarëve të Kosovës.

"Në 2016-n Joe Biden, atëherë zv/president i SHBA-së, zbuloi një memorial për djalin e tij në Kosovë. Një rrugë që çon në Kampin Bondsteel, vendi i rreth 700 amerikanëve që ende ndihmojnë në ruajtjen e paqes së brishtë në Kosovë, u emërua gjithashtu sipas Beau Biden", raporton agjencia e lajmeve Reuters.

"Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë është bërë traditë në Kosovë, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare etnike dhe e konsideron SHBA-në shpëtimtaren e saj, për mbështetjen e një fushate bombardimesh në 1999, që privoi Serbinë nga kontrolli i Kosovës”.

Duke raportuar për ngjarjen, AP NEëS shkroi se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas një lufte me forcat serbe.

"Lufta përfundoi pas një fushate ajrore 78-ditore e NATO-s përzuri trupat serbe madhe një forcë paqeruajtëse u fut. Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur Kosovën, por Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina nuk e njohin. Tensionet mbi Kosovë mbesin një burim i paqëndrueshëm në Ballkan", raporton kjo media amerikane.

Gjatë ceremonisë së dhënies së Medaljes Presidenciale per Beau Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden  iu drejtua me një video mesazh qytetarëve të Kosovës. "Kosova është në zemrat e gjithë familjes Biden”, tha presindeti amerikan i prekur.

"Ne thjesht duam të themi se kjo është e pabesueshme, dhe unë dua ta falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh, është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau dhe babait të tij. Punën në Kosovë, Beau e kishte të përzemërt, ai u dashurua me vendin. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau u dashurua”, tha presidenti Biden.

Presidenti i SHBA-së e vlerësoi përparimin në Kosovë, por sipas tij, ka mbetur ka mbetur ende për t'u bërë. "Unë kam qenë atje disa herë dhe kam parë njerëzit që punojnë pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, në të cilën Beau besonte për popullin e Kosovës. Ka ende më shumë punë për t'u bërë, nuk kam nevojë t'ju them. Më shumë punë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare. Për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje, dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik. Unë angazhohem për ju, dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë drejtim", u shpreh presidenti amerikan Joe Biden përmes video mesazhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)