20 Prill 2024

Mbyllja e qeverisë se SHBA-ve më e gjata në historinë amerikane

Washington, 13 janar - Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane hyri sot në ditën e saj të 23-të, duke u bërë më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Mbyllja u shkaktua nga kërkesa e Presidentit Donald Trump për miliarda dollarë për të ndërtuar një mur mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një lëvizje që është refuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Presidenti Trump e quajti situatën në kufirin jugor “një pushtim” por shtoi më pas se nuk do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për momentin si mënyrë për të siguruar fonde për murin dhe për të rihapur qeverinë.

Në komentet e tij të fundit mbi përplasjen me demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me kërkesën për mbi 5 miliardë dollarë në fonde fillestare për një barrierë të përhershme në kufi, presidenti tha se do të preferonte që Kongresi të votonte dhe të autorizonte fondet.

Pjesë të qeverisë amerikane u mbyllën më 22 dhjetor pasi buxheti skadoi, ndërsa zoti Trump dhe Kongresi debatonin lidhur me kërkesën e Presidentit për fondet për ndërtimin e murit.

Mbyllja ka goditur afro një të katërtën e qeverisë federale, përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe atë të Shtetit. Rreth 800 mijë punonjës të qeverisë nuk po punojnë dhe nuk paguhen dhe ata që po punojnë nuk e marrin rrogën deri kur të rihapet qeveria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)