18 Tetor 2021

Mbi 60 milionë gjermanë votojnë sot për të zgjedhur pasuesin e Merkel

Berlin, 26 gusht - Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote do të dalin sot të votojnë për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç.

Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.

Votimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

Një rezultat paraprak do të shpallet sapo të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në orën 18:00.

Ka shumë paqartësi në lidhje me këto zgjedhje. Sipas sondazheve më të fundit, më shumë se një e treta e votuesve ishin ende të pasigurt se për kë do të votonin, megjithëse një numër rekord tashmë i kanë postuar votat e tyre.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë.

Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion.

Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%).

Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind.

SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë