28 Mars 2024

Mbi 2 mijë emigrantë të vdekur në Mesdhe

Gjenevë, 7 nëntor - Komisariati i Lartë për Refugjatët në OKB (UNHCR) tha se këtë vit, numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë vdekur gjatë kalimit në Mesdhe është mbi 2,000.

Sipas UNHCR-së, mbi 100 mijë azilkërkues dhe emigrantë kanë mbërritur në Europë, nivel i ngjashëm ky me atë të para vitit 2014.

Një zëdhënës i UNHCR-së bëri të ditur se 2,000 të mbytur nënkupton që niveli i vdekjeve në Mesdheun Qendror është rritur në mënyrë të vrullshme.

Në muajin shtator, një në tetë emigrantë që kaluan Mesdheun humbi jetën.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit deklaroi se numri i emigrantëve dhe refugjatëve që hynë në Europë nëpërmjet rrugëve detare në vitin 2018 arriti në mbi 100 mijë për të 5-in vit radhazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)