18 Gusht 2019

Maqedonia refuzon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Shkup, 9 gusht - Një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka refuzuar një kërkesë serbe për ekstradim për një ish-ushtar të UÇK-së, i cili u arrestua nën një urdhër ndërkombëtar për krime lufte.

Gjykata e Shkupit thotë se ka rishikuar të gjithë dokumentacionin dhe konstatoi se kushtet për ekstradimin e shtetasit kosovar, të identifikuar vetëm si T.M., nuk ishin përmbushur.

Kosova dhe Serbia të dyja kanë kërcënuar se marrëdhëniet me Maqedoninë Veriore fqinje do të përkeqësohen në varësi të vendimit të saj për ish-anëtarin e UÇK-së. Kosova nuk dëshiron që ai të ekstradohet.

Serbia pretendon se shqiptari i Kosovës, i cili u arrestua muajin e kaluar, kreu mizori kundër civilëve serbë,  në vitin 1999, kur ishte ushtar  i UÇK-së . Ai mohon akuzat dhe po lufton ekstradimin.

Nëse vendimi i së mërkurës apelohet, vendimi përfundimtar për ekstradimin i takon ministrit të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)