19 Prill 2024

Largimi i Edi Ramës nuk negociohet, opozita proteston sërish

Tiranë, 25 maj - Lulzim Basha pranoi nga Burreli se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.

“Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Një gjë është e sigurtë: ka vetëm një rrugë, ajo e standardeve evropiane. Kjo nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, tha kreu i PD-së.

Basha tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj për jetë a vdekje, ndërsa u bëri thirrje dje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)