29 Mars 2024

Kushner në Serbi dhe Kosovë për përmirësim marrëdhëniesh

Paris, 27 shkurt - Ministria e Jashtme franceze njoftoi sot se ministri i Jashtëm, Bernard Kouchner, do të zhvillojë nga e diela deri të martën vizita në Serbi dhe Kosovë për të treguar angazhimin e Francës në ambiciet e tyre evropiane dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në një konferencë shtypi zëdhënësi i tij, Bernard Valero shpjegoi se "Vizita e Kouchner tregon angazhimin e Francës për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe  përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës".
 
Serbia vazhdon të mos e njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 pavarësisht se 65 vende, shumica e të cilave anëtare të BE-së dhe OKB-së, e kanë njohur atë.
 
"Cilado qofshin mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, ekzistojnë fusha rreth të cilave këto vende mund dhe duhet të arrijnë marrëveshje", theksoi Valero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)