19 Prill 2024

Kryeparlamentari Konjufca merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 27 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nesër, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni. ​  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)