23 Prill 2024

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau vetëkarantinohet për 14 ditë

Otavë, 13 mars - Bota po përballet me një armik të padukshëm i cili po merr jetë njerëzish çdo ditë. Kina vazhdon të shënojë një numër të ulët rastesh të reja, ndërsa virusi përhapet në botë.

Covid-19 nuk ka kursyer as figurat publike. Pas testeve gruaja e kryeministrit kanadez, Sophie Trudeau rezultoi positive.

Kjo ka bërë që kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Gjithashtu pozitiv doli edhe Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton. Dutton u shfaq të premten në punë me temperaturë të lartë dhe kollë të thatë. Ai u shtrua në spital.

Gjithashtu virusi vdekjeprurës ka prekur edhe figura të sportit. Dje u konfirmua që një basketbollist i Real Madrid ishte pozotiv me koronavirus duke bërë që i gjithë ekipi të karantinohet. Edhe trajneri i Arsenal rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në Gjermani, në rajonin e Bavarisë është marrë vendimi për të mbyllur shkollat. Sipas vendimit shkollat do të mbyllen nga e hëna deri me datë 6 prill. Në Tunizi numërohen edhe 6 raste të tjera duke e çuar në 13 numrin total të rasteve. Turqia ka rregjistruar rastin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)