16 Prill 2024

Kosova thellësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal

Prishtinë, 29 qershor - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Hido Bishqeviq. Në takimin, ku mori pjesë edhe Koordinatori Nacional për Bashkëpunim Rajonal, Lirak Çelaj, u diskutua për përparimet që janë shënuar në fushën e Bashkëpunimit Rajonal, për rëndësinë dhe nevojën për një Bashkëpunim Rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi fillimish përgëzoi z. Bishçeviq për rizgjedhjen e tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, duke e rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim Rajonal dhe për përkrahjen e pa rezervë që do t’i jap këtij këshilli.

Në takim u diskutua edhe lidhur me bllokimin që i është bërë delegacionit të Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në takime rajonale. Në këtë kuadër, Kuçi shprehu pakënaqësinë e tij për këtë qasje aspak dobiprurëse për thellimin e bashkëpunimit rajonal, por shprehu bindjen se kjo nuk do të lejohet të ndodhë në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Hido Bishqeviq u shpreh për një qasje pragmatike që ka dëshmuar Republika e Kosovës gjatë gjithë kohës, me qëllim që të tregojmë vullnetin e mirë që kemi për bashkëpunim rajonal. Por, fatkeqësisht ka shtuar z.Kuçi, jo të gjitha shtetet janë sjellë njësoj dhe për këtë arsye i kemi të bllokuara shumë iniciativa si CEFTA, RESPA etj.

Zëvendëskryeministri Kuçi ritheksoi qëndrimin institucional se Republika e Kosovës nuk do të pranojë të përfaqësohet si UNMIK, por vetëm si shtet i pavarur, e barabartë me vendet tjera.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Hido Bishqeviq në takim me zëvendëskryeministrin Kuçi e theksoi rolin që përpiqet ta luaj Këshilli për Bashkëpunim Rajonal për të ndihmuar dhe përshpejtuar integrimin e rajonit sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, z.Bishqeviq theksoi se ky këshill po përpiqet të luaj një rol kyç për të nxitur bashkëpunimin e shteteve të rajonit, për të tejkaluar krizën ekonomike e cila e ka prekur dhe e cila pritet të zgjasë për një kohë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është një mundësi shumë e mirë për të ndikuar në angazhimet e shteteve të rajonit për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)