10 Prill 2020

Kosova dhe Shqipëria pajtohen te formojnë komision për zbatimin e marrëveshjeve

Tiranë, 11 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Takimin e parë, kryeministri Kurti e ka mbajtur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pritur në Pallatin e Brigadave me ceremoni shtetërore.

Në këtë takim, është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, të arsimit, të sigurisë e të politikës së jashtme.

Pas takimit, të dy kryeministrat, Kurti dhe Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

"Vendi i parë që vizitova jashtë Prishtinës si kryeqytet, ishte Prekazi i kryekomandantit Adem Jasharit, qyteti i parë që vizitova jashtë Prishtinës, ishte Mitrovica ndërkaq, natyrisht shteti i parë jashtë Kosovës ku vij, patjetër që duhej të ishte Shqipëria dhe unë ju falënderoj shumë edhe për mikpritjen, edhe për bisedën që kishim, për mikpritjen e përzemërt, dhe për bisedën shumë konstruktive."

"Unë dua që në këtë dekadën e tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë midis dy vendeve tona". ka theksuar Kurti.

Pra, Kosova dhe Shqipëria sipas tij janë prioritet i njëra tjetrës dhe nuk janë çështje që presin në asnjë fushë.

"U dakorduam, siç e tha edhe kryeministri Rama, që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë  edhe nga ministra dhe deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani të zbatohen, por edhe të shtohen me marrëveshje të reja."

"Duam që ta shtojmë bashkëpunimin, ta shtojmë bashkërendimin duke e thelluar, e duke e zgjeruar atë", theksoj Kurti.

Me këtë rast, Kurti ka falënderuar Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për ndihmën, përkrahjen e pakursyer dhe të parezervë për Kosovën.

Kosova sipas tij nuk do t’ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, por po ashtu, as në paqe pa Shqipërinë. 

Andaj, ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë dhe duam që në shekullin XXI të ecim bashkë, shpejt,  fuqishëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)