29 Mars 2024

Kosova dhe Hungaria të thellojnë bashkëpunimin

Budapest, 24 shtator - Gjatë qëndrimit në Budapest, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga homologu i tij hungarez, Laslzo Kover.

Të dy homologët folën lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të interesit reciprok.

“Kosova dhe Hungaria tashmë kanë një histori suksesi të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer duhet të thellohet më tej”, theksoi kryekuvendari Konjufca.

Kryekuvendarët Konjufca dhe Kover ndanë mendimin e përbashkët lidhur me domosdoshmërinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga homologu i tij mbështetjen e Hungarisë brenda BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.​



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)