28 Mars 2024

Konferenca për ndryshimin e klimës mbyllet pa marrëveshje përfundimtare

Madrid, 16 dhjetor - Konferenca e OKB-së për Ndryshimin e Klimës (COP25) ka përfunduar pa arritur asnjë marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimeve, vendet më të mëdha ndotëse nuk iu përgjigjën thirrjes për të bërë më shumë përpjekje për të luftuar ngrohjen globale dhe negociatorët do ta shtyjnë për vitin e ardhshëm rregulloren e tregjeve globale të karbonit.

Presidentja e COP25-s Carolina Schmidt tha se është për të ardhur keq që nuk arritëm një marrëveshje përfundimtare, ndonëse ishim shumë afër saj.

"Por ju falënderoj për të gjitha përpjekjet dhe për kohën e gjatë që i kushtuat arritjes së marrëveshjes. Siç e dini shumë prej jush që ishit të pranishëm, sot kemi hedhur një hap konkret përpara për hartimin e teksteve (të marrëveshjes), gjë që na jep shpresë."

Delegatët nga pothuajse 200 vende miratuan një deklaratë për të ndihmuar vendet e varfra që vuajnë nga ndryshimet e klimës.

Deklarata përfundimtare nënvizon nevojën urgjente për të pakësuar lëshimin e gazrave serrë sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, në vend të shtimit të premtimeve të vendeve për t'i ulur këto gazra vitin e ardhshëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)