28 Mars 2024

Knaus: Perspektiva për Ballkanin Perëndimor, jo e denjë

Sarajevë, 4 qershor - Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus, ka vlerësuar për Radion Evropa e Lirë se shpenzimi i shumë energjive në bërjen bashkë të Serbisë dhe Kosovës në një tryezë, huqi mundësitë reale që paraqiste konferenca e Sarajevës për të gjitha vendet e rajonit.

Knaus fajësoi Bashkimin Evropian për mungesë të një agjende të qartë karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo premtimin e dhënë për perspektivën evropiane e quan jo të denjë.

“Për mua është një turp, sepse Evropa ka më shumë çka të ofrojë. Evropa ka mundësi që t’i shtyjë vendet përpara drejt reformave të vështira. Këtë gjë e pamë me liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.

“Kur sqaroni se cilat janë kriteret, vendet si Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi e Serbia, edhe mund t’i zbatojnë këto reforma të vështira. Mendoj se tani është koha që Evropa të ofrojë diçka të ngjashme. Si dhe më e rëndësishmja, t’ia japë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim vizash. Ky do të ishte mesazhi që duhet dhënë vendeve të Ballkanit”, u shpreh Knaus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)